Sorry, no posts matched your criteria.

Kryeministri spanjoll kundër ndërrimit të orës: Mjaft më, i bën dëm jetës së njeriut!

Kjo është fundjava kur bëhet (sërish) ndërrimi i orës, por Kryeministri i Spanjës nuk bie dakord dhe ka një propozim për Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetin social “X”, Pedro Sanchez shprehet se qeveria e tij do të kërkojë që ora të mos ndryshojë më, për disa arsye.

“Ndërrimi i orës 2 herë në vit nuk ka më kuptim. Ndihmon shumë pak në kursimin e energjisë dhe ka efekt negativ në jetën dhe shëndetin e njerëzve. Për këtë arsye, qeveria spanjolle do t’i propozojë Këshillit të Energjisë në BE për t’i dhënë fund ndërrimit sezonal të orës dhe të nisë mekanizmin shqyrtues të kësaj preocedure.” – shprehet lideri socialist.     

Sipas Sanchez, përveçse sondazhet në Spanjë dhe të gjithë Europën tregojnë se qytetarët nuk e mbështesin ndërrimin e orës, shkenca mbron idenë se ndryshimi 2 herë në vit ndikon negativisht në ritmin biologjik të njeriut.

Kryeministri spanjoll bën thirrje që të vihet në zbatim ajo çka u vendos nga Parlamenti Europian rreth 6 vite më parë, por që nuk u vu kurrë në zbatim.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com