Sorry, no posts matched your criteria.

Edlira Çepani rrëfehet për Bashkinë e Tiranës, për jetën dhe vdekjen

Aktivistja Edlira Çepani ka folur rreth përmendjes së emrit të saj si një kandidate e mundshme për drejtimin e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e parakohëshme që do të zhvillohen në muajin nëntor.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në televizionin Top Channel, nga ku u shpreh se përmendja e emrit të saj ishte e papritur për të, por njëkohësisht një surprizë e bukur.

“Kam disa vite që merrem me politikë sepse punoj me vajza dhe gra nga forcat politike, por vetë nuk e kisha menduar. Ishte një surprizë e bukur. E vlerësova që më propozuan. Kjo ishte një nga kërkesat e njerëzve, kam përshtypjen. Ishte një shtysë nga njerëzit emri im.” – tha Edlira.

Më pas ajo u shpreh se nëse ky propozim do të ishte konkretizuar, ajo do ta kishte respektuar e do ta kishte marrë përsipër, si një kërkesë që vjen nga vet njerëzit. Por ç’është më e rëndësishmja, Çepani rrëfeu se në fakt këtë e pa edhe si një realizim të vizionit të bashkëshortit të saj të ndjerë, Gert Bogdanit, për të vazhduar misionin e tij që një ditë të drejtonte kryeqytetin.

E duke folur për këtë çështje delikate të jetës së saj, Edlira tregoi se kanë qenë 2 momentet që i kanë ndryshuar jetën.

“Lindja e vajzës dhe lindja e djalit, sepse ishin shtysë e madhe për mua dhe Gertin që të bënim më shumë. Por patjetër edhe vdekja të ndryshon. Është pjesë e jetës por kur ndodh papritur, në mënyrë të shpejtë për njerëzit që duam, është një plagë që mbetet përgjithmonë. E tillë ishte dhe ndarja e Gertit nga jeta.” – rrëfeu e emocionuar ajo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com