Sorry, no posts matched your criteria.

Dafina Zeqiri zbulon ndjesinë e vërtetë të dashurisë

Nuk janë bërë ende 3 muaj që nga lindja e djalit të saj Daskan, e këngëtarja Dafina Zeqiri vazhdon ta dojë gjithnjë e më shumë atë.

Ajo vazhdimisht ka folur apo i ka kënduar dashurisë, por si dashuria e saj e re duket se asgjë nuk ka pasur efekt.

Në një postim të fundit në “story” në profilin e saj në Instagram, teksa ka treguar gjysmë profili të birit të saj, Dafina është shprehur se nuk e ka ditur që dashuria do të kishte këtë ndjesi, as në 1 milion vite. Një deklaratë e madhe kjo, por e kuptueshme kur një nënë i referohet fëmijës së saj.

Ndërkohë, fansat e këngëtares, teksa ndjekin të lumtur këtë ndodhi të re në jetën e Dafinës, shpresojnë që një ndjenjë kaq e madhe dhe e fortë të jetë burim frymëzimi për hitet e radhës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com