Sorry, no posts matched your criteria.

(Foto) Meghan Markle, kritika për postimin që “shkel” memorien e Lady Dianës

Ajo që mund të ishte thjesht një mbrëmje qejfi si shumë të tjera, mbulohet nga një “lumë” kritikash për Dukeshën e Sussex-it, Meghan Markle.

Bashkëshortja e Princit Harry ishte e ftuar në debutimin e stilistit italian Pierpaolo Piccioli për Balenciaga-n në Paris, ku shkëlqeu me look-un e saj komplet të bardhë dhe me një unazë të madhe në gisht, pjesë e koleksionit të Princeshë Dianës. Por fundjava do të kishte kaluar e qetë dhe pa polemika, po të mos ishte për një video të postuar nga Meghan në rrjetet sociale, duke treguar dhe anën e saj si “influencer”.

Gjatë kthimit nga festa pas sfilatës, teksa ishte pasagjere në makinën që ecte nëpër rrugët e Parisit, dukesha ka postuar pamjet e qytetit dhe kembet e saj mbi sediljen e makinës. Ajo çka cilësohet “e papërgjegjshme” nga komentuesit e rrjeteve sociale, është detaji jo i vogël që pikërisht në ato momente, pasi kalon urën Alexandre III, makina drejtohet drejt tunelit ku u aksidentua dhe humbi jetën në vitin 1997, Princeshë Diana.   Shumë kritika shprehen se ai duhet të ishte një vend reflektimi dhe heshtjeje, e jo një vend pandjeshmërie, për të cilën akuzohet Markle.
Sigurisht që nuk mund të ketë pasur asnjë qëllim pas postimit të saj dhe gjithçka të ketë qenë rastësore, por gjithsesi kjo ka nxitur pakënaqësinë e fansave të Lady D.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com