Jimmy Kimmel e pushojnë nga puna!
ABC ka vendosur të heqë nga transmetimi emisionin “Jimmy Kimmel Live”, për një periudhë të pacaktuar, pas deklaratave që shkaktuan polemika mbi atentatin ndaj figurës politike të Charlie Kirk.
Vendimi u bë publik të mërkurën, me rrjetin televiziv që konfirmoi se programi i njohur i mbrëmjes nuk do të rikthehet “në një të ardhme të afërt”.
Gjithçka nisi pas një komenti të Kimmel, ku ai tha se Tyler Robinson, 22-vjeçari i dyshuar për sulmin ndaj Kirk, ishte konservator. Ndërkohë, hetimet tregojnë se Robinson kishte prirje të majta ekstreme dhe ishte në një lidhje me shokun e tij të dhomës, një person transgjinor.
Komentet u konsideruan të papërgjegjshme dhe nxitëse, duke bërë që ABC të reagojë me masa të menjëhershme.