Këshilla e Gordon Ramsay: Mbrohuni nga dielli, unë vuaj nga kanceri i lëkurës!
Gordon Ramsay ka treguar se ka kryer një ndërhyrje për të trajtuar karcinomën bazale, një formë e kancerit të lëkurës që shkaktohet nga ekspozimi afatgjatë ndaj rrezeve të diellit.
Ramsay e ndau lajmin në rrjetet sociale, duke postuar edhe disa foto ku duken qepjet nga ndërhyrja të mbuluara me fasho.
“Jam mirënjohës për ekipin e mrekullueshëm te The Skin Associates dhe për reagimin e tyre të shpejtë në heqjen e kësaj karcinome bazale. Ju lutem, mos harroni kremin tuaj kundër diellit këtë fundjavë,” – shkroi ai në Instagram.