Ish kolegët padisin Sting
Ish-anëtarët e grupit të Sting, kanë vendosur t’a padisin këtë të fundit me miliona paund që u kanë munguar nga të drejtat e “royalties”.
Këngëtari 73-vjeçar mori një urdhër gjyqësor në Gjykatën e Lartë nga kitaristi Andy Summers dhe bateristi Stewart Copeland.
Kërkesa për dëmshpërblime vjen pas shumë viteve të mosmarrëveshjeve të ashpra ligjore mes tyre. Një burim i tha gazetës “The Sun” se, kjo ka qenë e pritshme për një kohë të gjatë. Avokatët u përpoqën disa herë të arrinin një marrëveshje jashtë gjykatës, por nuk ja dolën.
“Andy dhe Stewart vendosën se nuk kishte alternativë tjetër përveç gjykatës, prandaj nisën procedurat. Ata pretendojnë se u takojnë miliona paund. Gjykata e Lartë në Londër e ka regjistruar këtë çështje ligjore nën kategorinë “kontrata dhe marrëveshje të përgjithshme tregtare”.