A është momenti që J.Lo t’a fitojë një Oscar?!
Nuk ka qenë një vit i lehtë për Jennifer Lopez. Këngëtarja dhe aktorja e njohur është përfolur më së shumti për divorcin me Ben Affleck por edhe për turin e saj concerto “Up all night”. Burime pranë këngëtares thonë se ky tur dhe afërsia me fansat i shërbeu shumë J.Lo e cila duket se nuk e ka patur shumë mendjen tek lajmet dhe ish partneri i saj.
Ajo po përflitet se me musicalin e saj “Kiss of the Spider Ëoman”, një projekt pasioni që e xhiroi në Neë York gjatë një periudhe të trazuar në jetën e saj personale ka shumë mundësi të fitojë edhe një OSCAR.
Ndërsa filmi ende nuk është shfaqur në kinematë e mbarë botës, zërat për një nominim për Oscar kanë filluar tashmë. Shumë fansa dhe kritikë kanë filluar ta konsiderojnë atë si mundësinë e saj më të mirë për një nominim.