Shoqe apo motra?!
U takuan në setin e serialit Friends para tre dekadash, por Jennifer Aniston dhe Courteney Cox po tregojnë se lidhja e tyre nuk ka qenë kurrë më e fortë.
Dyshja i entuziazmoi fansat të dielën, kur postuan “një selfie” të ëmbël së bashku në Instagram, duke shkaktuar menjëherë komente për ngjashmërinë mes tyre.
Aniston, 56 vjeç, kishte veshur një bluzë të zezë pa mëngë dhe flokët e saj bionde me nuanca të artë karakteristike, ndërsa Cox, 61 vjeç, ishte më e thjeshtë me një këmishë dhe flokët e errët me onde që i kornizonin fytyrën. Kaq ka mjaftuar që fansat të thonë se ato kanë marrë shumë hije me njëra-tjetrën dhe tashmë duken si motra.
