Vajza “sekrete” të Freddie Mercury-t flet për herë të parë para botimit të librit bombastik
Vajza ‘sekrete’ e liderit të grupit “Queen”, Freddie Mercury, ka bërë një deklaratë emocionale para botimit të një libri rreth marrëdhënies së tyre.
Vajza e njohur vetëm si “B” thotë se : “Nuk doja ta ndaja babanë tim me gjithë botën. Pas vdekjes së tij, më duhej të mësoja të jetoja me sulmet kundër tij, keqinterpretimet për të dhe me ndjesinë se tani babai im i përkiste të gjithëve.
Më duhej të bëhesha e rritur pa të dhe të kaloja të gjitha momentet e rëndësishme dhe ngjarjet e jetës pa mbështetje nga ai.
Për 30 vjet, ndërsa pjesa tjetër e botës po riinterpretonte jetën e Mercury-t, muzikën e tij dhe gjithçka që ai ka qenë, unë kam pasur nevojë që ta kem babanë vetëm për veten time dhe për familjen time.
“B” ka dhënë sot një deklaratë, pasi ka mësuar se e dashura dhe mikja e ngushtë e dikurshme e Mercury-t, Mary Austin, supozohet të ketë thënë se nuk dinte që B ekzistonte.”