Kush nuk flet me kë?! Të gjitha sekretet e “Spice Girls” i zbulon Mel C
Melanie C ka lënë të kuptohet për më shumë “drama” mes ish anëtareve të Spice Girls, teksa zbuloi se disa nga gocat janë të përjashtuara nga disa biseda në WhatsApp.
Spice Girls dikur kënduan se “miqësia nuk mbaron kurrë”, por duket se me kalimin e viteve marrëdhëniet mes tyre janë tensionuar më shumë.
“Sporty Spice” ka zbuluar se Victoria Beckham dhe Geri Halliwell janë të përjashtuara nga disa prej grupeve të tyre të bisedave në WhatsApp.
“Unë e di me siguri që ekziston një grup bisede ku unë nuk jam pjesë, por diku tjetër ne e mbajmë Ginger apo Posh jashtë. Si të gjitha grupet e miqësisë, kemi shumë mënyra për të komunikuar, është shprehur Mel C.
Melanie, e cila ishte e vetmja nga katër anëtaret e “Spice Girls” tqë mori pjesë në dasmën e dytë të Mel B me Rory McPhee në Marok këtë fundjavë. Ajo pranoi gjithashtu është e penduar që nuk i ka ruajtur veshjet nga koha e lavdishme e grupit.