“Dashuria jonë do të vazhdojë përjetë”, mesazhi prekës i Edlira Çepanit në 15 vjetorin e martesës…
Edlira Cepani ka ndarë një mesazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Gerti Bogdanin, me rastin e 15-vjetorit të martesës. Ajo e kujton me shumë dashuri dhe emocion rrugëtimin e tyre të përbashkët, duke theksuar se, edhe pse ai nuk është më fizikisht pranë, dashuria që krijuan do të vazhdojë përjetë.
“Rrugëtimi ynë ka pasur kaq shumë bekime, lumturi, sakrifica e kaq shumë dashuri si ato që rrallë gjenden në rruzull. Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin, si frytet e çdo gjëje të bukur që kishim krijuar bashkë! Kemi ecur gjithmonë bashkë për dore, mes vështirësish, dhimbjesh, lumturish dhe suksesesh… Sot s’të kemi dot në krahun tonë fizikisht, por rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë, sepse dashuria që krijuam nuk njeh kufij mes botëve. Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë, Gerti Bogdani! Gëzuar përvjetorin e 15 viteve martesë, do të të duam gjithë jetën!”