Sorry, no posts matched your criteria.

Louis Vuitton lançon linjën e kozmetikës

Një çantë kozmetike me monogram të Louis Vuitton ka qenë gjithmonë kulmi i luksit, por sot brandi i njohur francez ka një lajm fantastik për të gjithë klientët e tij. LV njoftoi se përpjekja e saj në fushën e bukurisë do të kalojë përtej çantave dhe do të quhet “La Beauté Louis Vuitton”. Kjo do të jetë një linjë makiazhi luksoz, do të hidhet në treg këtë vjeshtë.

Në përputhje me angazhimin e “Louis Vuitton” për përsosmëri dhe cilësinë maksimale, brand-i i njohur ndërkombëtar ka angazhuar make-up artisten, Dame Pat McGrath (e cila drejton markën e saj me emër dhe si ka grimuar Taylor Swift) si drejtoreshë krijuese.

Ajo do të bashkohet me Jacques Cavallier-Belletrud, mjeshtrin e parfumit për linjën ekzistuese të aromave të markës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com