
This boots are made for walking…
“Western boots”
Kanë kohë që janë një nga zgjedhjet e para në garderobën e çdo femre dhe mesa duket çizme të tilla do t’i shihni edhe këtë sezon.

Atlete retro
Është gjithnjë lajm i mirë kur atletet dhe këpucët e sheshta shfaqen në pasarela. Edhe këtë sezon sneaker-at e Prada dhe Loeëe ishin kryefjala e sfilatave të tyre.

Këpucë me aksesorë
Po, aksesorët tuaj kanë nevojë për aksesorë tani. Pse të mos kenë edhe këpucët tuaja aksesorë ekstra? Nëse i pyesni gjeni të modës si Dries Van Noten ose Louis Vuitton, këmbët duhet të jenë gjithmonë të zbukuruara, prandaj dhe këpucët e tyre këtë vit do ti shihni të ngarkuara me shumë aksesorë.

Këpucët ortopedike
Këpucët më emocionuese që u shfaqën në pasarelat e pranverës/verës ishin, pa dyshim, platformët skulpturale në Guçi, Bottega Veneta dhe Courrèges, për të përmendur vetëm disa. Kjo tregoi se silueta është rikthyer dhe është më e mirë se kurrë më parë.

“Slingbacks”
Për të tilla këpucë kaq të bukura dhe të rehatshme (njëkohësisht) mund t’i drejtoni Christian Dior, Michael Kors dhe Valentino.
