Si do të ndryshojë tregu i pronave në 2023/ Drejtuesja e Future Home Real Estate, Hodinela Qose bën bilancin
Viti 2022 shënjoi një vit të vështirë për shqiptarët, por jo vetëm. Kriza që përfshiu Europën preku të gjithë sektorët, duke vendosur në vështirësi edhe bizneset. Një sektor tejet delikat në vendin tonë është edhe real estate. Ndonëse një fushë disi e vështirë, duket se të shumtë janë drejtuesit që shohin shpresë, ndonëse edhe viti 2023 parashikohet i vështirë. Drejtuesja e Future Home Real Estate, Hodinela Qose na ka bërë një përshkrim të situatës, duke na dhënë edhe disa këshilla në lidhje me pasurinë e paluajtshme.
“Natyrisht që kur është kohë krize, njerëzit priren që me paratë e tyre mos të bëjnë investime të mëdha. E në fakt kjo është një mëndësi e gabuar. Gjatë periudhave të krizës, pronat janë një biznes i sigurt, madje me mundësi të mëdha përfitimi. Sot jemi në kushtet që çmimet e pronave mund t’i gjesh me një çmim nën kosto, duke pasur mundësinë të blejnë një pronë si investimin më të mirë për të ardhmen. Natyrisht që me kalimin e krizës edhe çmimet do të ndryshojnë, duke sjellë një rritje edhe në tregun e pasurive të paluajtshme. Ndërkohë një pronë është një mundësi e mirë shfrytëzimi, përfitimi edhe në kohë krize. Ajo që doja të nënvizoja gjithashtu është edhe mungesa e mbështetjes që ky sektor ka.
Ndonëse është ndër bizneset më lulëzues dhe që po gjen terren të mirë, mbështetja ka munguar në vendin tonë, duke e vështirësuar si proces. Por për fat të mirë, ne në Future Home Real Estate vijojmë të mbetemi lider në treg, duke pasur agjentët më të kualifikuar, çmimet më të mira dhe pronat më të lakmuara. Besoj se kjo mjafton për t’u diferencuar nga të tjerët edhe në kohë krize”, shprehet Hodinela.