Sorry, no posts matched your criteria.

Policia ndalon Madonna-n në xhirimet e videoklipit të ri, çfarë ndodhi?

Xhirimet e videos muzikore të Madonna-s me reperen domenikane Tokischa u ndalën papritur të hënën në mbrëmje kur policët mbërritën siç raporton Page Six.

Këngëtarja 64 vjeçare po xhironte këngën e saj të ardhshme me Tokischa, të titulluar “Hung Over” dhe altoparlantët e makinave që luanin muzikë krijuan zhurmë që me sa duket shqetësoi fqinjët e shumtë.

NYPD konfirmoi ekskluzivisht për Page Six të martën se rreth orës 23:39 ata morën disa ankesa për zhurmë në vendin e xhirimit. Megjithatë, zëdhënësi i policisë vuri në dukje se situata ishte vënë nën kontroll dhe Madonna nuk ishte shoqëruar në komisariat. Madonna, Tokischa, kërcimtarët dhe ekuipazhi i xhirimit vazhduan me xhirimet diku tjetër pas largimit të policisë.

Ishte ideja e këngëtares së “La Isla Bonita” për të xhiruar videon në Washington Heights “të rrethuar nga kultura” e rrënjëve domenikane të Tokischa, pasi kënga e tyre është pjesë e zhanrit “Dembow”, e cila është e njohur në vendin e Karaibeve. 

Në një video të publikuar tanimë, Madonna mund të shihet duke xhiruar teksa kërcen– me sa duket disa momente para se policia ta ndalonte. Këngëtarja u shfaq në video me një paruke të gjatë portokalli, xhaketë jeshile neoni, pantallona të shkurtra, çizme deri tek gjuri. 

Dyshja bëri xhiron e rrjetit në fillim të kësaj vere, kur u panë duke dalë në një koncert të ‘NYC Pride’. Megjithatë, duket se Madonna dhe Tokischa janë thjesht mikesha dhe bashkëpunëtore, teksa së fundmi Madonna është parë me modelin 23-vjeçar Andrew Darnell. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com