‘Kush ka vajza, botën ka’/ Agron Llakaj bën dedikimin e ëmbël për ditëlindjen e së bijës
Aktori i njohur i humorit, Agron LLakaj ka zgjedhur ta urojë të bijën në ditëlindjen e 37-të me fjalët më të veçanta me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’.
“Kush ka vajza, botën ka ! Edhe 100 bija jonë Alkida! Gëzuar ditëlindjen, me shëndet dhe bekime e zemrën plot!
Sa do vite të kalojnë, mami dhe une do te themi te njëjtën fjali zemre- Të duam si çdo ditë, sa qielli e sa bota!”, shkruan ai krah fotos ku pozon e gjithë familja dhe duken shumë bukur.
Agroni dhe Kostandina janë prindër të fy fëmijëve dhe aktori gjithmonë tregon se me sa shumë dashuri rrethohet familja e tyre, për më tepër tani që është edhe gjysh i Adeas, Teos dhe Brus.