Gjithçka duhet të shihni nga dasma e J.Lo dhe Ben Affleck ku si dëshmitarë ishin fëmijët e tyre
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mbajtën një ceremoni martesore private të shtunën në Las Vegas. Gjithçka u organizua në fshehtësi.
Ata janë martuar në Las Vegas, në një ceremoni suprizë ku dëshmitarë ishin 5 fëmijët e tyre. Lajmin e dasmës e bëri të ditur vetë ylli i popit duke postuar në faqen e saj zyrtare foto dhe video të momentit në të cilin kurorëzoi ëndrrën e saj të dashurisë me yllin e Hollivudit. “Ne ia dolëm”, u tha ajo fansave të saj.
“Rrini gjatë dhe ndoshta prisni për momentin më të mirë të jetës tuaj, por mund të vijë në një udhëtim në Las Vegas, në orën dymbëdhjetë e gjysmë të mëngjesit në tunelin e dashurisë, me fëmijët tuaj dhe me atë me të cilin do të kaloni përgjithmonë jetën”-shkruan ajo në kanalin e saj zyrtar.
Një vëmendje e madhe ishte tek nusja. J.Lo kishte zgjedhur që në ditën e saj të rëndësishme të ndërronte 2 fustaneNjëri prej fustaneve ishte me mëngë të gjata tyli dhe me supet e hapura. Ndërsa fustani tjetër ishte më elegant dhe i mbyllur në pjesën para. Flokët i kishte kapur gjysmë në pjesën e sipërme dhe poshtë të lëshuara onde të mëdha..