Ilary Blas dhe Francesco Totti pranojnë publikisht ndarjen
Ilary Blasi dhe kapiteni legjendar i Romës Francesco Totti, kanë pranuar zyrtarisht ditën e djeshme se do të divorcohen. Lajmet e një ndarjes kishin nisur pas publimit të një shkrimi në website-n “Dagospia”, sipas të cilit prindërit e 3 fëmijëve kishin vendosur t’i jepnin fund martesës pasi flirteve dhe tradhtive Ata kishin kohë që jetonin të ndarë në vilën e tyre në Romë.
“Pas 20 viteve bashkë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm, martesa ime me Francesco-n ka përfunduar. Rrugëtimi i ndarjes do të mbetet një çështje private dhe nuk do të ndiqet nga deklarata të tjera nga ana ime. I ftoj të gjithë të evitojnë spekulimet dhe sidomos të respektojnë privatësinë e familjes sime”,- është shprehur Ilary në një deklaratë.
Edhe Totti, përmes një deklarate publike, ka pranuar ndarjen: “U mundova të kaloja krizën e martesës time, por sot e kuptoj që zgjedhja e divorcit, edhe pse e dhimbshme, nuk mund të shmanget. Çdo gjë që kam thënë dhe bërë në muajt e fundit është thënë dhe bërë për të mbrojtur fëmijët tanë, që do të jenë gjithmonë prioriteti absolut në jetën time. Do të vazhdoj të jem pranë Ilary-t në rritjen e tyre. Kam besim të plotë te respektimi i privatësisë tonë, sidomos për shkak të lumturisë së fëmijëve tanë.”