Sorry, no posts matched your criteria.

Altin Mici: Classic charming style

Altin Mici është një ndër stilistët më të mirë shqiptarë i cili ka sjellë veshje ceremoniale mashkullore, të personalizuara. Që prej vitit 2010 sjell në çdo sezon një koleksion të plotë të kostumeve ceremonialë për dhëndër, duke i shpalosur plot sharm dhe elegancë nëpërmjet sfilatave dhe foto-shooting. Mici njihet dhe si emri që fshihet pas elegancës së shumë personazheve shqiptarë të ekranit qofshin ata të spektaklit por edhe politikës. Mes gjenialitetit të një artisti dhe thjeshtësisë së një njeriu të rritur mes shumë vështirësish për të arritur qëllimet, Altini vjen në një rrëfim të sinqertë dhe pa doreza për jetën dhe karrierën e tij përtej dy dekadave tashmë.

Si ka nisur karriera për Altinin?

Karriera ime gati gati nuk ka një fillim të mirëfilltë sepse une jam rritur me profesionin që bëj, derisa në një moment kur isha në një moshë fare të re u shkeputa përfundimisht nga dashuria ime e parë. Për t’u rikthyer pas një shkëputjeje goxha të gjatë dhe akoma më I bindur që ky profesion do ishte dashuria e vetme e imja profesionale. Për të bërë një përmbledhje të shkurtër të asaj ç’ka përmenda më sipër mund tju tregoj se në fushën e stilimit, modelimit dhe rrobaqepësisë kam filluar qysh në moshën 12 vjeçare. Asokohe ishte një profesion shumë I përhapur dhe gjatë pushimeve verore shkoja të mësoja në një pikë ku bënin veshje me porosi. Pas pushimeve verore fillova shkollën dhe mbasdite praktikoja njohuritë e marra, derisa fillova të bëj rroba banje dhe pantallona për vete dhe për shoqërinë time. Ku isha në moshën 16-17 vjeçare në Shqipëri ndodhen ndryshimet e mëdha shoqërore dhe unë si shumë moshatarë të mi, morëm rrugën e emigrimit drejt Italisë. Për këtë arsye e shkëputa dhe nga profesioni, për një periudhë gati mbi 10 vjeçare.

A pati një moment kyç ku vendosët se çfarë do të bënit në jetë?

Pasi kalova disa vite në Itali, çdo ditë që kalonte mendoja se si të kthehesha dhe të bëja biznesin tim. Pasi u ktheva kam provuar tipologji të ndryshme biznesi të cilat lidheshin gjithmonë me fushën e modës. Për shumeë vite ju përkushtova organizimit të eventeve dhe sallonit me fustane nuserie i cili mori shumë “hov” dhe emër për kohën. Por ndërkohë tek unë flinte ëndrra e fëmijërisë kështu që paralelisht me angazhimin tim në biznes fillova të ndjek studimet 3-vjeçare për fashion-design në institutin SIPAM-AB.

Gjatë periudhës së studimeve , e ndjeja se ky do të ishte dhe angazhimi im për pjesën tjetër të jetës. Ky profesion vinte natyrshëm tek unë dhe orët e gjata të çdo ditë që shpenzoja ishin një kënaqësi për mua, sepse eksploroja çdo ditë e më shumë këtë profesion I cili nuk mjafton kurrë me njohuritë që të jep.

Me kalimin e viteve, sa ka evoluar fizolofia që ju keni për veshjen?

Unë mendoj që secili nga ne natyrshëm evolon në gjithçka që bën dhe në mënyrën e të menduarit dhe qasjen e këndvështrimit për gjërat në përgjithësi, profesionalisht është shumë normale që të kesh një evolim në lidhje me stilin, konceptin, kombinimin e ngjyrave dhe rritjen profesionale e cila pa dyshim ka ndodhur edhe tek unë. Por ajo e cila ka ngelur a pandryshuar tek unë qysh prej fillimit të karrierës, ka qenë pikërisht filozofia për veshjen. Sa herë që mendoj t’i bëj një propozim personit të cilit do ti realizoj një veshje, unë gjithmonë imagjinoj që përpara meje kam një gentlemen të cilit nëpërmjet veshjes duhet ti nxjerr në pah cilësitë më të mira të karakterit të tij. Kjo pra ka qenë dhe do mbetet gjithmonë filozofia që unë kam për veshjen, realizimin e diçkaje të dedikuar për një zotëri të vërtet.

Prej shumë vitesh një ndër ‘artistët’ e veshjeve, çfarë iu diferencon nga të tjerët?

Nuk e di tju them në raport me të tjerët, por ndoshta ajo që më bën të dallueshëm kollaj nga të tjerët është fakti që unë kurrë nuk kam bërë diçka që nuk e kam ndjerë. Çdo veshje apo koleksion që kam propozuar ka qenë diçka krejt e natyrshme për mua, diçka vërtetë e ndjerë dhe kur kam patur moment që nuk kam qenë I frymëzuar nuk e kam patur problem të mos bëj asgjë të re, edhe pse ndoshta financiarisht kjo nuk ka qenë zgjedhja e duhur. Me pak fjalë për hir të anës financiare nuk kam bërë kurrë kompromise me profesionin, sepse profesioni im është pasuria ime më e madhe.

A është më e vështirë të vishen burrat apo gratë?

Unë gjithmonë kam qenë I prirur drejt veshjeve të burrave, ndoshta për faktin që duke qenë mashkull kuptoja më mirë nevojat e gjinisë time dhe isha më I sigurt që po jepja dhe po merja maksimumin profesional në atë që po bëja. Edhe pse teknikisht realizimi I veshjeve të burrave është më I vështirë, përsëri për mua është ajo që më jep më shumë kënaqësi. Në pak eksperienca që kam patur me veshjet e femrave, nuk më ka pëlqyer fakti që shpesh herë pasi ishte vendosur modeli I realizimit të veshjes, gjatë kohës së realizimit kishte vazhdimisht propozime për të bërë ndryshime. Nëse një ditë do vendos të realizoj veshje dhe per femra ajo do jetë vetëm në një mënyrë, duke realizuar koleksionin sipas ideve të mia pa modifikime rrugës.

Njiheni edhe si stilisti i VIP-ave, çfarë mund të na thoni për bashkëpunimin me ta?

Edhe personazhet ashtu si dhe njerëzit e zakonshëm, janë në tipologji të ndryshëm nga njeri-tjetri. Gjithmonë gjendem mirë me personat që kan një kulturë të mirë përsa I përket tipologjisë së veshjes që unë realizoj, por në të njëjtën kohë kam vështirësi me personazhe të cilët I duhet një veshje serioze por nuk dinë ta mbajnë atë.

Ka Altini një personazh që e frymëzon në punimet e tij?

Ato që më kanë frymëzuar gjithmonë kanë qenë personazhet e holliëudit, duke filluar qysh filmat e vjetër të viteve 20-30 deri në ditët e sotme. Por ajo që më frymëzon më shumë kur bej koleksionin për veshjet ceremoniale janë çmimet Oscar. Sa herë që bëj një model të ri ceremonial, unë imagjinoj brenda asaj veshje një aktor që po merr një çmim dhe po shkëlqen në skenë.

Si janë marrëdhëniet me konkurencën, miq apo ‘rival’?

Unë kam një filozofi për jetën e cila është “Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë“ , me këtë dua të nënkuptoj që nëse ti ke diçka për të ofruar në atë që bën, atëherë nuk ke pse shqetësohet nëse ka dhe të tjerë që bëjnë të njëjtën gjë si ty. Për mua një koleg nuk është një rival sepse secili ofron artin e tij, por në të njëjtën kohë nuk mund të them që mund të jetë miku im. Miqtë zakonisht ndajnë koncepte dhe filozofi të ngjashme për jetën dhe të duhet pak kohë që t’i zbulosh.

Kush janë tendencat e verës 2022, disa këshilla prej profesionisti?

Njëra nga tendencat më të përhapura gjatë verës është realizimi I xhaketës pa kanavaçe, pak fare më e rëndë se një këmishë. Kjo pasi dhe gjatë verës të kesh mundësi të dukesh elegant por në të njëjtën kohë dhe i freskët. Pantallonat lino me penca pak të lirshme lart dhe të ngushta në fund me masheta dhe të shkurtra deri te kyçet. Ngjyrat gjatë këtij sezoni janë e bardha, bojëqielli, blu elektrike, blu marine, turkese pastel, bezha ngjyrë rëre dhe grija hapur pastel.

Ku ndahen dhe bashkohen Altini si profesionist dhe jashtë fokusit të punës ?

Përsa i përket profesionit përpiqem që kohën time ta shpenzoj mirë duke dhënë gjithmonë maksimumin, ndërsa kur jam jashtë fokusit profesional më pëlqen të lexoj shumë libra që ndihmojnë në zhvillimin personal. Mendoj që ne të dyja rastet përfundimi është i njëjtë, jam I njëjti person si brenda dhe jashtë profesionit.

Në gjithë këto vite karrierë, cilën do të veçonit si kulmin tuaj?

Kulmi I karrierës sime profesionale ishte realizimi I veshjes zyrtare të kombëtares shqiptare të futbollit në kampionatin Europian “ FRANCE 2016 “, kjo ka qenë një ëndërr e hershme e imja kur shikoja kampionatet botërore dhe spikerat Italiane komentonin gjithmonë kombëtaret e veshura më mirë, dhe unë mendoja “ah sikur një ditë të kem mundësi të vesh kombëtaren tonë dhe të bëj të shkëlqej në një kompeticion të rëndësishëm”. Realizimi I veshjeve të kombëtares ka qenë një sfidë dhe kënaqësi e veçantë, sfidë sepse doja që kombëtarja të prezantohej në mënyrë sa me dinjitoze dhe pa ndjenjë inferioriteti, kënaqësia pastaj ishte e gjitha për t’u shijuar pas prezantimit të kombëtares ku veshja u pëlqye nga I gjithë publiku dhe djemtë e kombëtares fituan një vetbesim sapo filluan të provonin kostumet.

Ke një rregull, apo një moto të artë që e respekton në rutinën tënde?

Po kam një moto të hershme e cila më shoqëron çdo ditë:

Sot bëj më mirë se dje!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com