Sorry, no posts matched your criteria.

Amber Heard apelon vendimin e gjyqit me Johnny Depp: Dëmshpërblimi ishte i tepërt

Brenda një muaji nga vendimi në padinë e Johnny Depp dhe Amber Heard për shpifje, ekipi ligjor i Amber Heard ka filluar procesin e apelimit. Sipas dosjeve të marra nga “Courthouse TV”, avokatët e aktores argumentuan se vendimi kishte probleme të arsyetimit ligjor dhe mospërputhje në procesin e përzgjedhjes së jurisë.Përveç kësaj, ekipi ligjor pretendon se Depp-it iu dha një dëmshpërblim i tepërt për padinë për shpifje.Ata pretendojnë se aktgjykimi është jokonsistent.

Juria ra dakord për të tre akuzat e pretendimeve të Depp dhe zbuloi se atij i duhej 10 milionë dollarë për dëmshpërblim.Sa i përket pretendimeve të Heard në kundërpadi, asaj iu dha vetëm 2 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Avokatët e Amber Heard këmbëngulin se shuma monetare e dhënë ndaj Depp nuk mbështetet nga provat dhe pretendojnë se vendimi është i papajtueshëm, ndaj duhet të anulohet.

“Vendimi i jurisë ishte padyshim i ndikuar nga pretendimet e zotit Depp përballë përjashtimit nga gjykata të paraqitjes së provave nga zonja Heard se zoti Depp, në fakt, ishte gjykuar tashmë në Gjykatën e zgjedhur prej tij për kryerjen e jo vetëm një vepre të abuzimit në familje – gjithçka që duhej në këtë rast për një vendim mbrojtës – por 12 akte të dhunës në familje, përfshirë dhunën seksuale”, thuhet në tekstin me të cilin synojnë të apelojnë vendimin e jurisë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com