Ligji për ndalimin e abortit bëri që Dalina të rrëfente historinë e saj: Një fëmijë i tretë për mua do të ishte shumë…
Ligji për ndalimin e abortit në SHBA, është diskutuar gjatë edhe në Shqipëri ku panele gazetarësh kanë ngritur diskutimin se a na kthen 50 vite pas ky vendim i marrë në një nga shtetet më të fuqishme të botës. Një diskutim i tillë u bë edhe në panelin e “Goca dhe Gra” ku Dalina Buzi u ndal të fliste pak më gjatë duke treguar edhe historinë personale.
“Unë personalisht, për trupin tim kam qenë kundër abortit. Por nuk më ka ndodhur asnjëherë asnjë rast që ta mendoj. Kështu njeriu flet edhe kur nuk i ka ndodhur. Unë kisha disa dyshime para disa kohësh dhe një fëmijë i tretë për mua do të ishte shumë. Megjithatë unë jam prapë me idenë lëre se do të rrjedhë vetë, se kam parë që kur bën fëmijë, gjërat rregullohen vetë”.
Ndërkohë diskutimi vijoi edhe me moderatoret e tjera të emisionit “Goca dhe Gra”, Armina Mevlani, Rita Petro, dhe e ftuara Kiara Tito të cilat dhanë opinionet e tyre në lidhje me temën e abortit.
Rita Petro: Edhe në kohët e mëparshme që aborti ishte i ndaluar, çfarë nuk ka ndodhur. Vetëm kur dëgjonim mënyrën se si vepronin gratë ose vajzat në shtëpi. Ka pasur disa emra, mjekesh me siguri, që vërtiteshin, që diskutoheshin në rrethet tona, edhe pse ishte koha e regjimit. Prapë, njerëzit i kishin disa emra dhe shkonin në vende të ndryshme, në vende të fshehta dhe kryhej aborti pa narkozë, pa gjë. Dhe unë sot çuditem si bëheshin, se në atë kohë çdo gjë kalonte si në vrimë të gjilpërës. Nën vete e lejonin, pavarësisht se ligji e ndalon…
Armina Mevlani: Kur Amerika interesohet më shumë për abortin se sa për gratë e përdhunuara që mbetën shtatzënë dhe nuk do të kenë më të drejtën që të dështojnë një fëmijë nga një përdhunues, sepse dhe rastet e përdhunimit janë të shumta.
Dalina Buzi: Në 2022, është shumë e lehtë të kryhet aborti. Mund të shkosh në shtetet që e lejojnë. Dhe këto ligje i vendosin disa burra që nuk e dinë çfarë është trupi, nuk e dinë çfarë është zgjedhja. Unë besoj tek e drejta e trupit, sepse besoj që është një vendim aq intim dhe dhjetë burra nuk mund të vendosin për trupin tënd.