Aktorja shumë e dashur mposht sëmundjen dhe rikthehet në ekran
Neslihan Atagul ka njoftuar rikthimin në kinematografinë turke dhe për të gjithë fansat e saj, ky është një super lajm. Neslihan kaloi një vit shumë të vështirë që kur u diagnostikua me sindromën ‘leaky gut’ që prek zorrët.
Ajo u detyrua të linte serialin “Vajza e ambasadorit”, i konsideruar një ndër serialet turke më të suksesshëm të viteve të fundit. Pas ndërprerjes në mes të këtij roli orej saj, aktorja u detyrua të marrë një periudhë pushimi.
Por tani duket se betejën me sëmundjen e ka fituar dhe është rikthyer pas kaq kohësh për të nisur xhirimet për një serial të ri.
Seriali në të cilin thuhet se po punon Neslihan mban titullin “Gecenin Ucunda” dhe do të nisë në muajin shtator.
Neslihan do të luajë krah bashkëshortit të saj Kadir Dogulu.