Sorry, no posts matched your criteria.

“Deri në përqafimet tona të ardhshme”, mesazhi prekës i djalit të Vjosa Berishës

 Lajmi mbi ndarjen nga jeta të producentes dhe regjisores së njohur Vjosa Berisha ka prekur të gjithë. Artistja humbi jetën nga një sëmundje e rëndë që vuante prej kohësh.

Mes shumë reagimeve ishte dhe mesazhi prekës i të birit, Leka.

“Deri n’përqafimet tona të ardhshme të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota”, ishin fjalët e djalit të saj të bashkangjitura me disa fotografi.

Ai ka kujtuar momentet e bukura të tyre duke zgjedhur disa nga fotot e fëmijërisë së tij ku të gjithë duken të lumtur dhe të buzëqeshur.

Personazhe të njohur publikë pas lajmit të hidhur të vdekjes së saj kanë shprehur fjalët më të bukura kushtuar Vjosës.

Vjosa Berisha do të kujtohet gjithmonë si një njeri pozitiv e cila e donte jetën dhe nuk i trembej asnjë sfide.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com