Gazetari rus shet çmimin ‘Nobel’ për të ndihmuar fëmijët e Ukrainës
Gazetari rus Dmitry Muratov ka nxjerrë në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel për Paqe. Të ardhurat do t’i shkojnë UNICEF-it në për të ndihmuar fëmijët e zhvendosur nga lufta në Ukrainë.
I vlerësuar me medaljen e artë në tetor të vitit 2021, Dmitry Muratov ndihmoi në themelimin e gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta dhe ishte kryeredaktor kur gazeta u mbyll në mars mes shtypjes së Kremlinit ndaj gazetarëve dhe mospajtimit publik në vazhdën e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Ishte ideja e zotit Muratov për të nxjerrë në ankand çmimin e tij, pasi kishte njoftuar tashmë se do të dhuronte 500,000 dollarë për bamirësi.
“Ideja e donacionit është t’u japë fëmijëve refugjatë një shans për një të ardhme. Duhet të bëhet si një shembull për t’u ndjekur, në mënyrë që njerëzit të nxjerrin në ankand pasuritë e tyre të vlefshme për të ndihmuar ukrainasit”,- u shpreh gazetari.