Sorry, no posts matched your criteria.

Alban Skënderaj rrëfen momentin më të vështirë të jetës së tij

Alban Skënderaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Ai ka dhënë një intervistë për emisionin “A live night”, ku ka folur për jetën e tij familjare që nuk ishim mësuar më para. Albani ka shprehur momentin më të vështirë të jetës së tij, kur mori vesh që mamaja kishte një sëmundje të pashërueshme.

“Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time, pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, drama më e madhe e jetës time. Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë”- u shpreh Albani.

Një tjetër moment i vështirë ka qenë edhe aksidenti i vëllait. “Pas një muaji, vëllai im i vogël pëson një aksident shumë të rëndë, dy-tre javë në koma. Gjithçka mund të na sjellë kjo jetë dhe duhet të jemi gati, por ai ishte moment i jashtëzakonshëm. Dy emocione aq të kundërta. Miriami në muajin e 8, vëllai në shtrat, mami në gjendje shumë të rënde dhe unë po i ndiqja që të tre. Mbaj mend që ka qenë shumë e vështirë”-përfundoi këngëtari.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com