Xhemi Shehu flet mbi ndarjen: Nuk i kam unazat por…
Xhemi Shehun e shohim rrallë në intervista televizive, por sot është rikthyer në ekran për një intervistë në “Wake up”. Moderatorja ka pak që ka mbyllur një produksion të ri në ekranin e Top Channel, “Qesh mirë kush qesh i fundit” . Gjatë intervistës ajo foli për jetën e saj private dhe disa aludimeve që kanë aluduar së fundmi. Sa i përket jetës private, Xhemi sqaroi se nuk është ndarë nga bashkëshorti siç po përflitej, por ka bërë thjesht një batutë kur iu referua vetes si “ish-gruaja e Visit”.
“Ishte një batutë, nuk jam ndarë, pavarësisht se nuk kam unazat. I heq herë pas here kur dua të lyej duart me krem në darkë dhe harroj t’i vendos. Unazat janë thjesht aksesorë”, tha Xhemi.
Moderatorja u ndal të fliste edhe për prindërimin duke treguar marrëdhënien me dy djemtë e saj.
“Prindërimit nuk ia merr dorën asnjëherë. Fëmijët janë një zbulim i ri çdo ditë. Çdo ditë nxjerrin diçka të re. E gjej veten shpeshherë në situata që nuk di të sillem. Jam ‘tërhiq e mos e këput’, pra edhe duhet të jem liberale, edhe strikte”, tha Xhemi.