Thuhej se Shakira dhe Chris Evans kishin diçka, flet aktori: Është shumë e mirë
Ndarja e Shakirës dhe Piques ishte një nga lajmet më të përfolur në media kohët e fundit.
Pas ndarjes Shakira u përfol për një romancë me këngëtarin Chris Evans një tjetër lajm i këtyre ditëve pasi të dy u panë duke ndjekur njëri- tjetrin në rrjete sociale kjo u bë dhe shkaku pse fansat filluan të mendonin kshu.
Vetë aktori Chris Evans i cili i pyetur nga një gazetar i “Univision” në lidhje me këto zëra ka thënë se nuk e ka takuar asnjëherë personalisht Shakirën por është një fans i madh i saj.
Po ashtu ai u pyet nëse do merrte pjesë në ndonjë nga vidoklipet e këngëtares, ku ai u shpreh do ti vinte shumë turp të qëndronte pranë saj pasi ajo është shumë e mirë në punën e saj. “O zot, do të më vinte shumë turp të qëndroja pranë saj. Ajo është shumë e mirë në punën e saj.”