“Plasën!” Ilda Bejleri konfirmon për herë të parë se është në pritje të ëmbël
Moderatorja e njohur Ilda Bejleri ka pohuar për herë të parë lajmet se është shtatzënë. Portalet kanë shkruar se ajo është në pritje të ëmbël, por vetë Ilda nuk kishte reagur deri tani. Pak ditë më parë ajo postoi një foto nga pushimet e saj, ku ishte përpjekur mos të nxirte në pah barkun e rrumbullakosur.
Së fundmi u raportua se lajmi i shtatzënisë së saj ishte ndër 5 më të klikuarit e muajit në vendin tonë.
Moderatorja ka ripostuar në profilin e saj lajmin e shpërndarë nga një “Fan page” ku shkruhet: “5 më të klikuarat e muajit maj. Plasën, plasën”.
“Panorama Plus” bën me dije se është në 3 mujorin e dytë të shtatzënisë dhe do bëhet me një vajzë.
Ndërkohë, përveç shtatzënisë, Ilda nuk ka zbuluar ende asnjë detaj për partnerin e saj, duke zgjedhur ta shijojë në privatësi lidhjen që e mban sekrete prej kohësh. Megjithatë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Ilda prej vitesh po shijon një romancë me një biznesmen, i cili nuk ka lidhje me botën e medias. Kjo është edhe arsyeja përse ajo ka zgjedhur ta ruajë nga sytë e publikut.