Kush paguhet më shumë Cubi apo Delinda? Flet aktorja: “Ajo nuk e bën dot vezën time”
Aktorja e njohur Cubi Metkaj ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Abc e Pasdites”. Ajo foli për shkëputjen për një kohë nga televizioni si dhe për jetën e saj. Ndër të tjera, ajo u ndal te marrëdhënia e saj me kolegen Delinda Disha dhe pagesat që ato marrin.
“A prishen marrëdhëniet kur në mes futet leku? A është bërë xheloze që Delinda paguhej më shumë se ajo?”- ishin dy nga pyetjet që moderatori i drejtoi aktores së njohur.
“E di sa e keqe është ajo Delinda… aty e zbulova dhe unë rrogën e Delinës. Më e bukura që rroga ime nuk figuronte…figuronte një rrogë diku tjetër, kam bërë sherr me Turin për këtë gjë por më ka thënë që do ta shohim”.
Menjëherë Ermali bëri një telefonatë! Ai mori në telefon Delindën, e cila iu përgjigj duke thënë:
“Po vezën time nuk e bën Cubi dhe unë të Cubit nuk e bëj dot, kështu që janë të ndara këto punë. E mirë do t’i jap unë nga rroga ime Cubit dhe ja”