Zelensky votohet si njeriu më me ndikim i vitit 2022
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka dalë në krye të sondazhit të vitit 2022, “TIME100”, në të cilin lexuesit votojnë se kush mendojnë se duhet të jetë në listën e revistës për njerëzit më me ndikim të vitit.
Gjithsej 3.3 milionë vota u hodhën nga publiku, dhe 5% e votuesve vendosën Presidentin Zelensky si figurën kryesore publike të vitit 2022. Zelensky, i cili ka qenë më herët edhe në kopertinën e revistës, tha për TIME se është i vetëdijshëm se një numër i madh njerëzish në gjithë globin e kanë ndjekur nga afër gjatë gjithë luftës.
Elon Musk, pronari i ri i Twitter-it dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, doli në vendin e dytë me 3.5% të votave i pasuar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i cili mban vendin e tretë me 3.4% të votave të publikut.