Sorry, no posts matched your criteria.

Nëse Liberta Spahiu do të martohet, burrin do e marrë në shtëpinë e prindërve

Si rrallëherë, Liberta SPahiu ka folur haptazi për jetën e saj dhe raportet me personazhet e showbizz-it. Në një intervistë të shkurtër për ATV, moderatorja ka treguar se ka marrëdhënie korrekte me kolegët dhe ndodh ndonjëherë të kenë edhe hatërmbetje, por gjithmonë sqarohen dhe nuk zgjasin shumë.

Liberta sqaroi edhe nëse ka plane të martohet së shpejti. Ajo tha se ia ka lënë në dorë Zotit sepse çfarë ka për të ndodhur, do të ndodhë.

“Unë e di që kanë qejf të më shohin, [të lumtur] ndoshta jo të martuar, duke nisur prej njerëzve të ngushtë, si familja dhe miqtë… E kam thënë se sivjet do të martohem, por jetës kurrë nuk i dihet. Ka plot raste kur njerëzit planifikojnë një dasmë për vite të tëra dhe ndodh që ikën nusja ose ikën dhëndri. Kështu që le të ndodhë çfarë të ndodhë, sepse pavarësisht lidhjes që ke me një person dhe bën plane, ndodh që të prishen rrugës. Le të ndodhë çfarë të ndodhë! Familja nuk më ngacmon, sepse jam edhe fëmija i fundit dhe jetoj me ta. Ata madje kanë qejf që të rri me ta dhe u kam premtuar që nëse do martohem, burrin do ta marr te shtëpia,” -tha Liberta duke qeshur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com