Sorry, no posts matched your criteria.

Nuk e merrni dot me mend sa vende të botës ka vizituar Blendi Fevziu

Moderatori i njohur Blendi Fevziu e ka shprehur që ka një pasion të madh për udhëtimet.

Ditën e sotme ai është përgjigur pyetjes që i bëjnë më së shumti, se sa vende ka vizituar në të gjithë botën.

Gazetari ka eksploruar plot 130 shtete, që mbulojnë 82.9 % të territorit të globit.

“Sa vende të botës ke vizituar e sa të kanë mbetur ende? Kjo është pyetja që më bëjnë thuajse përditë e sidomos pas çdo udhëtimi. Që mos të kthej përgjigje individuale po i referohem aplikacioneve Mark O’Travel ose Been. Kam vizituar 130 vende të botës (118 vende anëtare të OKB dhe 12 vende që nuk jane ulur ende atje si Kosova, Palestina, Qipro Turke etj. Sipas aplikacioneve të mësiperme sic duket edhe në harten që kam publikuar kam shkelur në shtete që mbulojnë 82.9 % të territorit të globit. Por mbeten ende shumë… pothuajse edhe një herë kaq”, shkruan Fevziu.

Ai ka për qëllim të vizitojë edhe pjesën që ka mbetur pa parë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com