Sorry, no posts matched your criteria.

Tentativë për vëmendje/ Sindi e “Përputhen” nis debatin me Aulona Mustën për Ronela Hajatin

Edhe pse Eurovision-i tashmë ka mbaruar, debatet për të vlojnë në programet televizive por edhe në rrjet.

Pas debatit me Robert Aliaj dhe Ardit Cunit, një tjetër debat ka shpërthyer në rrjet.

Aulona Musta ka qenë e ftuar në programin “Open” për të dhënë mendimin e saj lidhur me perfomancën e Ronelës, dhe menjëherë për këtë ka reaguar Sindi.

Ajo shkruan se Aulona nuk ka asnjë lidhje me muzikën.

“Nuk ja kam idenë se si mund të vendosni në panel PROFESIONISTËT e vërtetë të muzikës me njerëz qe as kanë lidhje me muzikën dhe janë injorantë ashtu siç mund të jem unë në gazetari apo drejtori! Nuk dinë të shpjegojnë pse kënga është tallava, po thonë është riprodhuar në filan studio… Merren me temën, jo po mua më pëlqen, jo po s’më pëlqen, kur po theksohet nga fillimi i emisionit që nuk është çështje shije në momentin që ti merr përgjegjësinë të përfaqësosh VENDIN tënd në një SUPER EVENT. ”.- shkruan ish-konkurrentja e Përputhen ndër të tjera.

Por menjëherë ka reaguar Aulona, duke publikuar një pjesë nga kënga e Sindit me dy motrat e saj duke shkruar:  “Dhe pasi kritikon tallavanë….. artistja në fjalë na prezanton me artin e vërtetë… me artin që duhet të përqafojmë dhe që duhet të na përfaqësojë nëpër evente.”

“Qesha shumë… pa ë normalisht se s’mund ti lejoja vetes të qeshja me ë, se un nuk jam artiste me vlera…”- shkruan Aulona në Instagram-in e saj duke ironizuar kështu shkrimet e Sindit të cilat jo vetëm nuk lidhen me figurën e saj, por as nuk janë nga ana drejtshkrimore të sakta.

Sindi së fundmi është bërë pjesë e ngjarjeve të ndryshme, ku shpreh herë pas here mendimet e saj (ashtu sikurse bëri për rikthimin e Borës me Donaldin). Por a po përpiqet ajo të marrë sërish vëmendje në media? 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com