Sorry, no posts matched your criteria.

Pas lajmeve për miqësinë e prishur, Ilir Shaqiri flet për marrëdhënien me Kledi Kadiun

Ilir Shaqiri ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me kolegun Kledi Kadiun, me të cilin u përfol se nuk ka marrëdhënie të mira.

Iliri tha se bashkë njihen që në shkollë dhe se në Itali janë takuar në vitin 2000 rastësisht në një format televiziv. Më pas, ata u bënë edhe më shumë miq dhe se sot gëzojnë raporte shumë të mira.

“Njihemi që nga viti 2000 dhe kemi kujtime shumë të bukura. Jemi takuar rastësisht në Itali dhe njiheshin në shkollë. Kemi bërë shumë turne bashkë. Unë e nisa karrierën në Romë kurse ai në Milano. Duke qenë se nuk kishte teknologji fillimisht nuk kishim kontakte. Por, kur unë shkova në ‘Buona domenica’ e gjeta brenda dhe e përqsfova. Nga ajo kohë ne filluam rrugëtimin tonë në emisonet më të suksesshme italiane dhe luftuar racizmin që ekzistonte për shqiptarët në Itali.”-tha ai në “E diell”.

Kujtojmë se ishte Oni Pustina ai që muaj më parë tha se Iliri nuk kishte asnjë komunikim me balerinin tjetër shqiptar në Itali, Kledi Kadiu. Më tej Pustina u shpreh se konkurenti ishte xheloz për famën e Kadiut në Itali. Shpejt reagoi edhe Emanuela, bashkëshortja e Ilirit, duke u shprehur se familja e saj ka një marrëdhënie të shkëlqyer me familjen e Kledit dhe se nuk mban mend ta ketë parë Onin në festën e pagëzimit të vajzës së balerinit, duke nënkuptuar kështu se në fakt Oni është ai që nuk ka një miqësi me dy artistët e famshëm edhe në Itali.

Fill pas kësaj në media, u përfol se Kledi dhe Iliri nuk flisnin me njëri-tjetrin. Por e gjithë kjo dilemë mori fund para finales, kur Kledi u shfaq me një mesazh mbështetës për mikun dhe kolegun e tij në “Fan Club”. Në videomesazhin e tij, balerini u shpreh se e sheh si fitues dhe i jep gjithë mbështetjen e tij. “Edhe nëse nuk fiton, rri i qetë se ke marrë pëlqimin e publikut shqiptar gjithandej”, u shpreh Kadiu.

Pad ditë më parë, Iliri iu përgjigj edhe Onit duke thënë se nuk është dakord se ka jetuar nën hijen e Kledit, sepse secili ka objektivat e veta në jetë.

“Më erdhën disa fjalë në vesh. Kledi dhe unë e kemi çuar suksesin e Shqipërisë në Itali. Nuk jam dakord me deklaratën e tij, sepse secili ka objektivat e veta në jetë. Kur realizon këto objektiva, nuk ke pse shikon pjatën e tjetrit. Unë realizoj atë që dua të realizoj dhe jam shumë ne rregull me veten”, deklaroi balerini.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com