Facebook planifikon të punësojë 10 mijë punëtorë, ja kriteret
Facebook po planifikon të punësojë 10 mijë punëtorë në Bashkimin Evropian gjatë pesë viteve të ardhshme për të punuar në një platformë të re kompjuterike.
Gjiganti i rrjeteve sociale tha të dielën se punëtorët me aftësi të larta do të ndihmojnë për ndërtimin e një nocioni futuristik për lidhjen e njerëzve në internet.
Facebook thotë se do ta bëjë ndërveprimin online “shumë më afër pervojës së bashkëveprimit personal”.
“Metaverse ka mundësitë për t’u dhënë akses ideve të reja inovative, sociale dhe ekonomike. Do të jenë evropianët ata që do ta krijojnë atë që në fillim. Ky investim është një shenjë besimi në fuqinë e industrisë evropiane të teknologjisë dhe potencialin e talenteve të reja evropiane në teknologji ”, shkruhej në blogun e Facebook.
Drejtuesit e Facebook-ut mendojnë se metavers-i është një nga krijimet më të mëdha teknologjike, pas internetit në celular.