Sorry, no posts matched your criteria.

Travis Barker propozim romantik Courtney Kardashian, fotot bëjnë xhiron e rrjetit

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, vendosëm të fillojnë një kapitull të ri në jetën e tyre.

Më e madhja nga motrat Kardashian filloi të takohej me bateristin Blink -182 vetëm nëntë muaj më parë, por që në hapat e parë të marrëdhënies së tyre ishte e qartë për rrethin e tyre dhe jo vetëm se ishte diçka serioze.

Sipas Page Six , muzikanti i kërkoi motrës 42-vjeçare të Kim Kardashian të martohej me të në Montecito, California , dhe më konkretisht në plazhin e hotelit Rosewood Miramar Beach, ku ai kishte kërkuar të ngrinte një “gardh” të purpurt me trëndafila dhe qirinj të bardhë.

Në fotot e postuara nga Courtney Kardashian të dielën në llogarinë e saj në Instagram, konfirmoi propozimin që ajo mori për martesës.

“Përgjithmonë” shkruan Courtney në mbishkrimin e postimit, i cili tashmë ka mbledhur mbi 2.5 milion pëlqime.

Dhe vajza 15-vjeçare e bateristit, Alabama , ndau disa fotografi nga dita e veçantë në mediat sociale, duke përfshirë dhe Courtney të lumtur duke qeshur ndërsa Barker e puth në faqe.Unaza me diamantit që Barker i dhuroi Kourtneyit vezullonte në gisht. “Jam shumë i lumtur për ju të dy. Të dua ” , shkruan vajza adoleshente e Barkerit në postimin e saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com