“No Time to Die”/ Kritika vlerëson filmin e James Bond
Filmi i pestë dhe i fundit i Daniel Craig për James Bond, No Time To Die, ka marrë vlerësime pozitive nga kritikët. Filmi u shfaq në Royal Albert Hall të martën, pas disa vonesave të shkaktuara nga pandemia Covid.
Në rishikimin e tij me pesë yje të filmit, Kevin Maher i The Times tha: “Është më mirë se mirë. Është madhështor”.
Shumica e kritikës ishte pozitive, megjithëse disa sugjeruan që filmi nuk e justifikoi kohëzgjatjen prej 163 minutash.
Në rishikimin e tij me pesë yje, Peter Bradshaë i The Guardian e përshkroi filmin si “epik”, i cili jep “patos, aksion, dramë, komedi, thyerje zemre, tmerr, makabër dhe aksion klasik”.
“Sigurisht që është një festival i absurditetit dhe ndërlikimeve, një botë me mekanizma gjigante të komplotit”, tha ai, por përfundoi se filmi në tërësi është “shumë i këndshëm dhe spektakolar”.
Stephanie Zacharek e Time ishte gjerësisht pozitive në lidhje me filmin.
“Në dy orë e 43 minuta, është shumë e gjatë dhe e stërmbushur me komplot – më shumë nuk është gjithmonë më mirë”, tha ajo.
“Por harrojini të gjitha. No Time To Die, pavarësisht nga të metat e tij është përshtatur në mënyrë perfekte për aktorin i cili, për mua, është Bondi më i mirë nga të gjithë”, tha ajo.
No Time To Die shënon kulmin e një skenari të stërholluar që filloi me filmin e parë të Craig, Bond, Casino Royale, publikuar në 2006.
Në një rishikim tjetër me pesë yje, Robbie Collin i The Telegraph tha: “Kapitulli i fundit tmerrësisht i kënaqshëm, i përpjesëtuar me përmasa të mëdha të epokës së Craig, hedh pothuajse gjithçka që ka mbetur për të hedhur në 007 me seritë që mund të pasojë”.