Sorry, no posts matched your criteria.

Rrezikoi mbytjen, Shpëtim Saraçi shpëtohet mrekullisht nga rojat e plazhit

Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi ka rrezikuar jetën teksa ndodhej me pushime në plazhin e Hamallaj në Durrës.Ka qenë një roje plazhi që ka ndërhyrë duke e parë në vështirësi në det dhe ka arritur pas shumë mundimesh ta nxjerrë në breg shëndoshë e mirë.

Sipas postimit në rrjetet sociale të Federatës së vrojtuesve të plazhit, Saraçi kishte mbetur në një gropë thithëse në det.

Më pas vrojtuesi Ismet Keta, ka pikasur se dy persona kërkonin ndihmë për mikun e tyre, që ishte kompozitori dhe ka hyrë në mes të vorbullës.

POSTIMI I PLOTË I FEDERATËS:

Personi ne foto eshte nje personazh shume i dashur i ekranit tone.

Vrojtuesit te Plazhit, @ismetketa i duheshin vetem 10 minuta per te mbyllur turnin e punes ne plazhin e Hamallajt.

Nga pjesa e plazhit publik ka degjuar britma per ndihme…

Me bayëatch ne dore eshte nisur menjehere drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona qe kerkonin ndihme per mikun e tyre i cili kishte mbetur ne nje grope te krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stermundimi dhe lufta me dallget i rrezikuari ishte ne gjendje kritike per jeten.

Ismeti tregon, qe iu deshen rreth 20 minuta per te dale nga vorbulla bashke me te rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishem per tu mbajtur tek bayëatch-i i shpetimit. Fale Zotit sot Vrojtuesit shpetuan nje personazh qe i ka dhene shume publikut nepermjet ekranit dhe do te vazhdoje t’i jape .

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com