Pas ndarjes Ronela dhe Young Zerka bëhen përsëri bashkë
Ronela Hajati dhe Young Zerka lënë pas inatet e ndarjes së tyre. Pasi ka kaluar kohë nga ndarja e çiftit dhe deklaratat ironike mes tyre, duket se ujrat janë qetësuar. Një konçert i zhvilluar ditët e djeshme në një nga clubet e natës në Prishtinë e bëri sërish bashkë dyshen.
Ronela bëri repost një postim ku lajmërohej mbrëmja dhe shiheshin bashkë me Zerkën, por në postimet nga performancat nuk e ka publikuar askund. Nga ana tjetër, këngëtari paralajmëroi me një foto ku shihet vetëm ai dhe nuk përmend që do të jetë edhe Ronela. Ndoshta këto janë sinjalet e para të një ribashkimi? Do të na duhet të presim pak për përgjigjen.