Sorry, no posts matched your criteria.

Fjoralba Ponari gjen sozinë e saj, por zgjedh mos ta ndajë me publikun

Moderatorja Fjoralba Ponari i surprizoi të gjithë pak ditë më parë teksa zbuloi se kishte gjetur sozinë e saj dhe të partnerit, Francit. Ajo publikoi në “InstaStory” një foto së bashku me partnerin e saj, krahas së cilit shihej një çift shumë i ngjashëm me atë Fjoralba-Franci. Pas publikimit të fotove, Fjoralba ju kërkoi ndihmë ndjekësve të saj për të gjetur se cili ishte ky çift që ju ngjante kaq shumë.

 “Na ndihmoni t’i gjejmë kush janë, tani për kuriozitet më shumë”, shkroi Fjoralba krahas fotos.

Mirëpo pas këtij postimi ajo nuk tregoi nëse e kishte gjetur sozinë e saj dhe të Francit, duke u shtuar kuiozitetin ndjekësve. Kështu, njëri prej tyre e ka pyetur nëse e ka gjetur çiftin që ju ngjason dhe pse nuk e ndau me gjithë të tjerët emrin e tyre. Dhe gjejeni çfarë? Fjoralba jo vetëm që i ka zbuluar, por edhe ka pasur mundësinë që të flasë me sozinë e saj dhe të partnerit. Ajo ka treguar se çifti i huaj nuk dëshironin që të bëheshin publik, ndaj ajo ka respektuar vendimin e tyre. “Nuk mundem, pasi kur bisedova me sozinë time, ishte në zgjedhjen e saj të mos ju bëheshin emrat publik!”, është përgjigjur Fjoralba.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com