Fëmijët fusin në telashe me policinë David Beckham
David Beckham thuhet se u mor në pyetje nga policia në Itali pasi fëmijët e tij u panë duke u endur me një motor-skaf në bregdetin e Amalfit. Në fotot e siguruara nga The Sun, futbollisti, 46 vjeç, u pa duke biseduar me oficerët në anijen e ankoruar pasi fëmijët e tij Cruz, 16 vjeç dhe Harper, 10 vjeçe, shijuan disa sporte ujore.
David përshëndeti me grusht një nga policët pas diskutimit që zgjati rreth 45 minuta, teksa më pas polici i kërkoi një ‘selfie’ futbollistit me famë botërore, shkruan DailyMail.
Djali i David, Cruz, i cili i ka lyer flokët në ngjyrën rozë së fundmi, ishte parë me motor-skaf para se më vonë atij t’i bashkohej edhe motra Harper.Në Itali, duhet të jeni mbi 18 vjeç për të drejtuar një motor-skaf dhe për të poseduar një licencë për ngasjen e tij.Një dëshmitar i tha The Sun: “Fëmijët janë mjaft të vegjël. Ju duhet të jeni mbi 18 vjeç për të hipur në një motor-skaf në Itali. Cruz dhe Harper sapo kishin filluar lundrimin me motor-skaf, dhe pesë minuta më vonë mbërriti anija e policisë.
“Davidi ishte duke mjarrë rreze dielli dhe ai menjëherë la kuvertën dhe zbriti poshtë për t’u marrë me çështjen. “Të dy Cruz dhe Harper kishin veshur jelekë shpëtimi dhe po qëndronin shumë pranë jahtit, kështu që ishte e vështirë të shihje se cili ishte problemi”, tha burimi.