Vajza vëmendje! Pse nuk duhet të flini me flokët e kapura bisht
Çdo vajzë kujdeset për mënyrën se si duken flokët e saj, dhe kjo shpjegohet me faktin se flokët janë një pjesë e rëndësishme e identitetit tonë.
Dhe ndërsa ne mund të shpenzojmë një pasuri në produkte të ndryshme të flokëve që ata të duken bukur, duhet t’i kushtojmë vëmendje më të madhe disa gjërave që janë pjesë e rutinës tonë të përditshme, që mund të shkaktojnë dëm të vërtetë në flokët tanë.
Fjetja me flokët e kapur bisht është një nga këto gjëra të dëmshme të lartpërmendura dhe kemi një shpjegim për këtë në këtë artikull.
Mund të shkaktojë rënie të flokëve
Kapja e flokëve bisht krijon presion në rrënjën e flokëve tuaj, dhe bëhet edhe më keq kur fle sepse lëviz kokën përreth.
Kjo, siç pretendon Akademia Amerikane e Dermatologjisë, mund të bëjë që fijet e flokëve tuaj të prishen ose të bien.
Mund të ndryshojë pamjen e flokëve tuaj
Me sa duket, si rezultat i kësaj humbje të flokëve, mund të ketë rrallim të dukshëm, veçanërisht rreth vijës suaj të flokëve.
Kjo sepse elastika e bishtit të flokëve krijon fërkime ndërsa fle, dhe modelet e ngushta të flokëve si kjo mund të çojnë në këputje të flokëve .
Kjo mund t’i bëjë fijet tuaja të thata dhe të dëmtuara.
Por nëse nuk flini më me flokët e kapura bisht, flokët tuaj do të duken mirë me kalimin e kohës.
Mund të çojë edhe në një gjendje mjekësore të quajtur alopecia.
Alopecia është një gjendje ku flokët humbin në të gjitha ose në disa pjesë të trupit.
Tërheqja e vazhdueshme mund ta shkaktojë këtë, pasi mund të dëmtojë gjëndrat tuaja të flokëve.
Dhe sipas Shoqatës Britanike të Dermatologëve, kjo ka potencialin të çojë në zhvillimin e tullacërisë.