Sorry, no posts matched your criteria.

‘Duhesha vetëm të fitoja, Elhaida Dani flet për eksperiencën në festivale

Nga fituese e “The Voice of Italy”, në vitin 2013, Elhaida Dani preku skenën e Eurovisionit dy vjet më vonë, në vitin 2015, me “I’m alive” dhe që nga ajo kohë, hoqi dorë nga garat muzikore për ta shijuar muzikën në një formë tjetër.

 “Katedralja e Parisit”, kryevepra e famshme e Viktor Hygosë që portretizon historinë e ciganes Esmeralda dhe Kuazimodon, ishte arsyeja që Elhaida Dani, prej më shumë se 5-vjetësh tashmë po shëtit botën nga njëri cep në tjetrin. Taivan, Kinë, Kanada, Itali, Francë e kudo, vepra franceze vazhdon të pushtojë skenat botërore dhe e ka pagëzuar Elhaida Danin me një emër të dytë, Esmeralda.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për të zbuluar arsyen e një qëndrimi pak më të gjatë në Shqipëri, Elhaida rrëfeu edhe për turneun që ka bërë në botë me Esmeraldën. Megjithatë, këngëtarja nga Shkodra tha se kjo ishte koha më e mirë për të sjellë në Shqipëri një mini album, me 5 këngë shqip, të cilin do ta prezantojë shumë shpejt për publikun shqiptar.

Shumë prej detajeve të këtij koncerti, ku ajo do të prezantojë këngët e saj, Elhaida i ka ruajtur surprizë për publikun, megjithatë këngëtarja zbuloi se “këtë herë kam ardhur në Shqipëri, mbi të gjitha, sepse jam duke punuar mbi një projekt të cilin mezi pres ta ndaj me publikun shqiptar. Bëhet fjalë mbi një projekt, mbi një “EP” prej 4-5 këngësh, një album, për të cilat jam duke punuar këto ditë në studio pa pushim dhe mezi pres që publiku ta dëgjojë”.

Më tej, Elhaida foli edhe për përvojën e saj me garat muzikore, nga të cilat nisi rrugëtimin artistik, por, për momentin duket se ka hequr dorë prej tyre. Arsyeja, siç tha këngëtarja, ishte për ta shijuar artin e saj në një formë tjetër: “E kam filluar karrierën time vetëm me festivale, konkurse, gara, derisa arriti një pikë që u ktheva si një kalë garash dhe, pasi të vinin yllin, duhet të fitoje. Pas Eurovisionit, kuptova që në këtë mënyrë nuk mund ta shijoja artin tim. Sigurisht, arti është është i vështirë edhe nëse nuk je në konkurrim me dikë tjetër. Megjithatë, ndjeva se kisha nevojë të ndaloja dhe të shijoja artin tim. Në këtë moment jam gati, vetëm të këndoj, çfarëdo që të jetë skena, sepse këto dy vite pandemia na mësoi shumë gjëra…”

 “Për një periudhë, u ndava nga muzika pop dhe iu dedikova më tepër teatrit. E pata të nevojshme, më rriti shumë si person, si artiste dhe më ka ndihmuar shumë të kuptoja që është një profesion dhe rrugë që kam nevojë për të. Por pandemia, sidomos në Itali, ku jetoj, ndaloi gjithçka, ndaluan turnetë dhe për një moment mendova: “Uau, mungon diçka, ndiej mungesën e diçkaje, çfarë është?” dhe është pikërisht muzika pop, sepse aty kam lindur dhe aty dua të rikthehem të jap kontributin tim”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com