Mbretëresha motivon djemtë e Kombëtares angleze, letër Southgate
Mbretëresha Elizabeth vlerësoi ekipin e futbollit të Anglisë për shpirtin, përkushtimin dhe krenarinë që ata tregojnë në Kampionatin Evropian aktual, përpara ndeshjes finale me Italinë.
Në një letër drejtuar trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, Mbretëresha kujton suksesin më të madh të ekipit kombëtar që nga viti 1966, kur ajo ishte “me fat” t’i jepte kupën e destinuar për Kampionin e Botës kapitenit të atëhershëm Bobby Moore.
Ajo shtoi në letër se në atë kohë ajo “pa çfarë do të thotë për lojtarët, anëtarët e stafit dhe stafin ndihmës për të hyrë në finalet e turneut të madh”.
Ekipet e futbollit të Anglisë dhe Italisë do të takohen sot në ndeshjen finale të Kampionatit Evropian në Wembley në Londër në orën 21.00.