Sorry, no posts matched your criteria.

Grupi i gjakut: Me çfarë sëmundjesh shoqërohet secila

Grupi i gjakut nuk është informacion i dobishëm vetëm nëse doni të dhuroni gjak.Është gjithashtu një tregues i rëndësishëm pasi disa studime shkencore kanë treguar se njerëzit që i përkasin grupeve të caktuara të gjakut rrezikojnë më shumë ose më pak nga sëmundjet të caktuara.

Grupi i gjakut mund të jetë një faktor i rreziku i pandryshueshëm, por nëse e dini që jeni të prirur për një gjendje të tillë duhet të mobilizoheni për të marrë masa shtesë mbrojtëse, të tilla si një dietë e shendetshme dhe ushtrime të rregullta fizike, si dhe kontroll të rregullt.

Arsyet që shpjegojnë efektin e grupit të gjakut në shëndet nuk janë identifikuar ende nga shkencëtarët, megjithatë besohet se ato drejtohen nga një kombinim i faktorëve gjenetikë, proceseve që lidhen me inflamacionin dhe reagimet e sistemit imunitar.

Shikoni cilat janë 5 sëmundjet që lidhen më ngushtë me grupin e gjakut:

Tromboza: Rreziku i trombozës është më i ulët për ata që i përkasin grupit të gjakut 0, ndërsa vlerësohet se në grupin AB rreziku është me rreth 20%.

Kanceri i stomakut: Njerëzit në grupin e gjakut 0 janë më të mbrojtur nga kanceri i stomakut, ndërsa ata në grupin A janë në rrezik më të lartë, sipas një studimi në Revistën Amerikane të Epidemiologjisë.

Ulçera e stomakut: I njëjti studim ka treguar gjithashtu se njerëzit në grupin A ose AB kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë një ulçerë në stomak sesa ata të grupit 0.

Sëmundja e zemrës: Rreziku i sëmundjes koronare të zemrës është deri në 23% më i ulët për ata në grupin e gjakut 0 krahasuar me të gjitha grupet e tjera, sipas studimit nga Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit. Ata që i përkasin grupit B dhe AB duket se janë në rrezikun më të madh.

Kanceri i pankreasit: Edhe në këtë rast, “përparësia” i takon grupit 0, sipas një studimi në revistën revistë të Institutit Kombëtar të Kancerit. Studiuesit zbuluan se grupi i gjakut AB shoqërohej me një rrezik 51% më të lartë për këtë lloj kanceri, ndërsa për grupet A dhe B rreziku u rrit përkatësisht me 32% dhe 72%.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com