Rreziku nga kondicionerët: Ftohja nuk është asgjë në krahasim me atë që rrezikoni prej tyre
Aparatet e klimës janë “fidanishte” të vërteta të baktereve dhe viruseve, nëse nuk mirëmbahen rregullisht dhe në mënyrë të drejtëMbajtja e keqe e aparateve të klimës çon në shfaqjen e alergjive dhe sëmundjeve më të ndryshme.
Ajri nga aparatet e klimës, të cilat nuk mirëmbahen rregullisht, shpesh janë të cilësisë së keqe, ndërkaq ndonjëherë madje edhe me aromë të pakëndshme.
Vendet e lagështa, të ndotura dhe të errëta brenda aparateve të klimës janë terren i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve, kërpudhave…
Ajri i kondicionuar nxit edhe shfaqjen e simptomave të presionit të ulët të gjakut, artritit dhe neuritit duke e bërë më të vështirë menaxhimin e dhimbjes.
Qëndrimi në hapësira të këtilla mund të rrënojnë seriozisht shëndetin tuaj.
Pasojat më të shpeshta janë irritimi i mukozës së syve, kollitja, të kruarit, s’mundje të ndryshme të futit dhe hundës, infeksione të shpeshta, dhembja e kokës dhe lodhja psikike.
Ata që shpenzojnë shumë kohë në një mjedis me ajër të kondicionuar bëhen në mënyrë të vazhdueshme më pak tolerant ndaj temperaturave të larta të verës. Kjo shkaktohet kryesisht nga stresi i trupit tuaj nga lëvizja nga një mjedis i ftohtë në një ajër të jashtëm që shkakton djersitje.
Veç shkaqeve shëndetësore, ekzistojnë edhe shkaqet teknike për shkak të të cilave është me rëndësi të punohet rregullisht në servisimin e klimave dhe dezinfeksionin e aparateve të klimës.