“Dorëzohet” Rita Ora, poston foto me të dashurin
Rita Ora nuk e ka pranuar kurrë lidhjen me Taika Waititi, ndonëse mediat ndërkombëtare shpesh i kanë kapur së bashku. Por duket se këtë herë këngëtarja shqiptarë është dorëzuar, duke postuar vetë një foto me të. Këngëtarja shqiptare dhe regjisori i famshëm bënë daljen e parë publike në eventin që Rita organizoi me 4 Korrik.
Rita kishte veshur një fustan me ngjyrë rozë dhe të artë, ndërsa regjisori i “Thor: Love and Thunder” u pa i veshur me një këmishë me ngjyra kuqe kombinuar me pantallona të zeza ndërsa mbante një palë syze dielli të kuqe. Rita postoi një seri fotografish në rrjete sociale pas evenimentit.”Faleminderit të gjithë miqve të mi që erdhën në festën time @prosperotequila #4 korrik.”, shkroi Ora. Ata nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin gjatë kohës kur Rita ndodhej në Australi për “The Voice”.