Shuhet ylli i televizionit italian, Raffaella Carrà
Bota e skenës dhe ekranit në zi! Ylli i televizionit italian, Raffaella Carrà, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë kundër së cilës po luftonte prej kohësh.
“Raffaella Carrà na ka lënë. Ajo ka shkuar në një botë më të mirë, ku njerëzimi i saj, e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë “, me këto fjalë Sergio Iapino jep njoftimin e trishtuar të vdekjes së shoëgirl-it italian duke iu bashkuar dhimbjes së nipërve të saj Federica dhe Matteo, Barbara, Paola dhe Claudia Boncompagni, miq dhe bashkëpunëtorë të përjetshëm.
Karriera e saj ishte e jashtëzakonshme, gjithmonë e afërt me audiencën, njerëzit, të cilët i donte dhe i respektonte aq shumë. Një grua e jashtëzakonshme, por me një thjeshtësi të madhe. Në dëshirat e saj të fundit, Raffaella kërkoi një arkivol të thjeshtë druri dhe një urnë për ta mbajtur hirin e saj.
Ajo do të kujtohet gjithmonë për unikalitetitn dhe pozitivitetin që e karakterizonte dhe që transmetonte për të gjithë.