Sorry, no posts matched your criteria.

Zyrtarizohet lidhja, Diletta Leotta në Turqi, takon mamanë e Can Yaman

Thonin që vjehrra e urrente, që ajo nuk donte t’i njihte prindërit, që udhëtimi në Turqi ishte motiv i zënkave të vazhdueshme. Por Diletta Leotta hedh poshtë të gjitha thashethemet. Ajo tani ndodhet në Stamboll me të fejuarin Can Yaman për të takuar familjen e aktorit turk. Me nënën e tij Guldem Hanim, ajo shkon shumë mirë, aq sa vjehrra ka postuar një foto me Can dhe Diletta dhe shkruan: ‘Djali im dhe vajza ime’. Më qartë se kaq nuk mund të ketë.

Can Yaman është i lumtur dhe kjo reflektohet në çdo foto të tij. Pasi ka njohur familjen e Leottas dhe pasi kanë pushuar përgjatë brigjeve Amalfiane, Can e ka bindur Dilettan ta shoqërojë në Turqi për të njohur familjen e tij. Së bashku pozojnë më të dashuruar se asnjëherë në barkë gjatë perëndimeve të bukura. Por shumë foto tregojnë edhe foto në familje. Të gjithë përreth duket të lumtur dhe të qeshur.

Edhe vjehrra më në fund e ka njohur nga afër drejtuesen televizive sportive italiane dhe duket shumë entuziaste. Guldem Hanim ka postuar menjëherë foto të saj së bashku me Can dhe Dilettan, duke e bërë kështu zyrtare hyrjen në familje të bukuroshes.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com